Lavrov: Rusia e gatshme të negociojë me të dërguarin e Papës për paqen në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lavrov: Rusia e gatshme të negociojë me të dërguarin e Papës për paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, ka deklaruar se Rusia është e hapur për të biseduar me të dërguarin e Papës për Ukrainën. Mediat ruse raportojnë se ky i fundit po planifikon një vizitë zyrtare në Moskë.

 

“Përpjekjet e Vatikanit po vazhdojnë dhe i dërguari i tij do të vijë përsëri” në Moskë, tha Lavrov, pa përmendur emrin e kardinalit Matteo Zuppi, i cili kreu një mision të parë në Rusi qershorin e kaluar, por nuk u prit nga presidenti Vladimir Putin dhe as Ministër i Jashtëm.

 

Advertisement

Megjithatë, Lavrov shtoi se “topi” i negociatave ndodhet në fushën ukrainase.

 

“Moska mbetet e gatshme t’u përgjigjet të gjitha propozimeve serioze, por topi për organizimin e negociatave është “në fushën ukrainase”, shtoi Lavrov, duke folur në një tryezë mbi mundësitë e zgjidhjes së konfliktit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy