Ligjvënësit rusë miratojnë projektligjin që ndalon ndryshimin e gjinisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ligjvënësit rusë miratojnë projektligjin që ndalon ndryshimin e gjinisë

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi një projektligj që ndalon operacionet “që synojnë ndryshimin e seksit të një personi” dhe ndryshimin e gjinisë në dokumentet zyrtare dhe të dhënat publike.

Në këtë projektligj bëhet përjashtim për rastet që lidhen me trajtimin e “anomalive kongjenitale fiziologjike të formimit të seksit tek fëmijët”, por operacione të tilla mund të kryhen vetëm me vendim të komisionit mjekësor dhe në klinika publike.

Projektligji gjithashtu ua ndalon transgjinorëve të adoptojnë fëmijë ose të marrin kujdestarinë e të miturve.

Versioni i ashpërsuar i këtij projektligji u miratua njëzëri në leximin e tretë dhe të fundit në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit. Kremlini ka deklaruar se ku projektligj mbron “vlerat tradicionale” të vendit.

Advertisement

Në leximin e dytë të këtij projektligji një ditë më parë, u shtuan klauzola që anulojnë martesat në të cilat një person ka “ndryshuar gjini” dhe klauzola që ua ndalojnë transgjinorëve të bëhen prindër birësues.

Projektligji duhet të miratohet nga Këshilli i Federatës, i kontrolluar nga Kremlini i Rusisë, që vulos legjislacionin që Duma ka miratuar, para se të nënshkruhet në ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ky projektligj ka tronditur komunitetin transgjinor të vendit dhe ka tërhequr kritika jo vetëm nga mbrojtësit e të drejtave LGBTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërgjinor), por edhe nga personeli mjekësor.

Lyubov Vinogradova, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Pavarur Psikiatrik të Rusisë, tha se procedurat e afirmimit gjinor “nuk duhet të ndalohen plotësisht, sepse ka njerëz për të cilët është mënyra e vetme për të … ekzistuar normalisht dhe për të gjetur paqen me veten”.

Advertisement

Ligjvënësit e portretizojnë këtë projektligj si mbrojtje të Rusisë nga “ideologjia perëndimore antifamiljare”, me disa që e përshkruajnë tranzicionin gjinor si “satanizëm të pastër”.

Shtypja e personave LGBTI+ filloi një dekadë më parë kur presidenti Putin shpalli për herë të parë një fokus në “vlerat tradicionale të familjes”.

Në vitin 2013, Kremlini miratoi legjislacionin e parë që kufizoi të drejtat e komunitetit LGBTI+, i njohur si ligji i “propagandës së homoseksualëve” që ndalonte çdo miratim publik të “marrëdhënieve seksuale jotradicionale” mes të miturve.

Në vitin 2020, Putin shtyu një reformë kushtetuese që shpalli të paligjshme martesat mes personave të së njëjtës gjini./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy