Lufta më e shtrenjtë në histori, sa shpenzoi SHBA në konfliktin me 241 mijë viktima në Afganistan?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta më e shtrenjtë në histori, sa shpenzoi SHBA në konfliktin me 241 mijë viktima në Afganistan?

Më shumë se 20 vite luftë, një kosto prej 2300 miliardë dollarësh dhe 241 mijë viktima. Janë këto disa nga shifrat e bilancit të luftës në Afganistan.

Ai që i bën llogaritë është Instituti Watson në universitetin Brown, që në raportin Kostot e Luftës rendit listën e kostove, ekonomike dhe humanitare, të paguara nga SHBA nga viti 2001.

Operacionet e luftimit i kanë kushtuar Amerikës rreth 1000 miliardë dollarë, të cilave iu shtrohen 530 miliardë për interesat e borxheve për të financuar operacionet ushtarake, 296 miliardë për kurimin e veteranëve të luftës së Afganistanit, si dhe 443 miliardë shtesa të buxhetit të Departamentit të Mbrojtjes për operacione të tjera, të lidhura me konfliktin.

Shifra totale që arrin 2.2 trilionë dollarë nuk përfshin fondet që qeveria e Shteteve të Bashkuara është e detyruar për të shpenzuar për asistencën e përjetshme për veteranët amerikanë të kësaj lufte si dhe pagesat e interesave të kredive të marra për të financuar luftën.

Advertisement

Dhe kjo e vendos këtë konflikt ndër më të shtrenjtë ndonjëherë. Sipas të dhënave të përpunuara nga hoëmuch.net në vitin 2019 kjo është lufta më e shtrenjtë pas Luftës së Dytë Botërore dhe asaj në Irak.

Sipas raportit të Institutit Watson, 241,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj lufte. Kjo shifër nuk përfshin vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet, humbjen e aksesit në ushqim, ujë, infrastrukturë ose pasoja të tjera indirekte të luftës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy