Lufta në Ukrainë tregon se koha e lëndëve djegëse ka përfunduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë tregon se koha e lëndëve djegëse ka përfunduar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka theksuar se lufta në Ukrainë duhet të inkurajojë botën që të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme.

Ky mesazh vjen teksa OKB-ja nxjerr vlerësimin më të zymtë se si ndryshimi i klimës po ndikon në botë.

“Lëndët djegëse fosile janë rrugë pa krye”, ka pohuar Guterres.

Sipas tij, konflikti në Ukrainë tregon se mbështetja e vazhdueshme te lëndët djegëse fosile “e bën ekonominë globale dhe sigurinë energjetike të cenueshme ndaj goditjeve dhe krizave gjeopolitike”.

Advertisement

Gjithashtu ka vijuar se një “tranzicion i shpejtë dhe i menaxhuar mirë drejt burimeve të rinovueshme” është e vetmja rrugë drejt sigurisë së energjisë dhe vendeve të gjelbra që i duhen botës.

Një e katërta e importeve të naftës së Bashkimit Evropian vjen nga Rusia, së bashku me thuajse gjysmën e gazit.

Paniku që veprimet e Putin-it shkaktuan në tregjet e energjisë vetëm sa i ka rritur fitimet që Rusia korr, duke rritur çmimin që të gjithë paguajnë për energjinë.

Çka është një arsye që tanimë po orienton drejt furnizimeve alternative.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy