![Luftë me raketa mes Izraelit dhe Palestinës/ Vjen lëvizja e Biden](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/03/biden-658x400.png)
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas mori telefonatën e tij të parë nga Joe Biden që kur mori detyrën si president i SHBA në janar mes krizës izraelito-palestineze, tha zyra e tij në Bregun Perëndimor të okupuar në një deklaratë.
Zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeina tha se komunikimi ishte “i rëndësishëm” pa shtjelluar përmbajtjen e saktë të bisedës.
Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pati një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Joe Biden për luftën me me Palestinën.
Netanyahu theksoi gjatë bisedës se Izraeli po bën gjithçka që është e mundur për të shmangur dëmtimin e njerëzve që nuk janë përfshirë në betejën e tij me Hamasin dhe organizatat e tjera në Gaza.
“Kryeministri Netanyahu falënderoi presidentin për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në të drejtën tonë për vetëmbrojtje”, mbyllet deklarata e Izraelit.