Luftime të ashpra në Ukrainë/ Kanadaja dërgon tankun Leopard 2 në front

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftime të ashpra në Ukrainë/ Kanadaja dërgon tankun Leopard 2 në front

Vijojnë  bombardimet ruse në Ukrainë. Të tjera raketa u lëshuan drejt Kharkivit dhe zona të tjera të rajonit në Ukrainën lindore mëngjesin e kësaj të diele, por ende nuk  ka informacione për viktima dhe të plagosur apo edhe për nivelin e shkatërrimeve.

 

Ndërkohë  luftimet e ashpra po zhvillohen  edhe në  Donetsk e  Lyman.

 

Advertisement

Në fjalimin e tij presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se lufta po bëhet gjithnjë e më e ashpër në Bakhmut dhe Lyman.

 

Ndërkohë perëndimi ka shtuar ndihmat me armatim për Ukrainën. Së fundmi  Kanadaja ka dërguar drejt tankun e parë “Leopard 2”.

 

Advertisement

“Jemi në anën  e popullit ukrainas dhe do të vazhdojmë t’i furnizojmë forcat e armatosura ukrainase me pajisjet që u nevojiten për të fituar”,  është shprehur ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand, duke shpërndarë foto dhe një video të dërgesës së tankut në rrjete sociale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy