Macroni me “sytë” nga Ballkani, rishikojmë vizat dhe ndihmat nëse Kosova dhe Serbia nuk dialogojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macroni me “sytë” nga Ballkani, rishikojmë vizat dhe ndihmat nëse Kosova dhe Serbia nuk dialogojnë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar këtë të hënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështjet ekonomike dhe vizat për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi pas tensoneve të muajve të fundit.

 

Në fjalimin e përvitshëm me ambasadorët në Paris, Macron tha se pret nga Kosova dhe Serbia angazhim konkret në zgjidhjen e situatës në mënyrë paqësore.

 

Advertisement

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT  FRANCES

 

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet e tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”

Advertisement

 

Deklarata e presidentit Francez vjen në një kohë që Kosova ka tërhequr 50% të trupave policorë nga veriu i vendit, dhe ka nisur procedurat për zgjedhjet e reja në katër komuat me shumicë serbe.

 

Megjithatë kërkohet ende rikthimi në dialog për nrmalizimin e marrëdhënieve e Serbinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy