Me fotot e të zhdukurve në duar, izraelitët marshojnë nga Tel Avivi në Jerusalem: Na ktheni familjarët e marrë peng

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me fotot e të zhdukurve në duar, izraelitët marshojnë nga Tel Avivi në Jerusalem: Na ktheni familjarët e marrë peng

Familjet e të zhdukurve dhe të rrëmbyerve nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit kanë marshuar nga Tel Avivi në Jerusalem të premten, duke kërkuar që qeveria të garantojë kthimin e sigurt të të afërmve të tyre të marrë peng.

 

Një turmë e madhe protestueshit marshoi përgjatë një autostrade drejt Jerusalemit, teksa mbanin në duar fotografi të njerëzve të zhdukur me mbishkrimin: “Sillini në shtëpi tani”.

 

Advertisement

Një nga pjesëmarrëset në marshim, Shelly Shem Tov , i tha CNN se Hamasi ia rrëmbeu djalin. Ajo tha se marshimi kishte filluar tre ditë më parë në Tel Aviv dhe se grupi ishte rrugës për në Jerusalem për të kërkuar që qeveria të kthejë familjet e tyre në shtëpi të sigurtë.

 

“Kjo është situata. Jemi 42 ditë nga 7 tetori. Nuk e dimë çfarë ndodh me familjet tona. Unë nuk di asgjë për djalin tim, nëse ai është mirë,” tha ajo. “E di që ai u rrëmbye nga Hamasi, dhe që nga ajo ditë nuk di asgjë për të.” “Është një makth,” shtoi ajo.

 

Advertisement

Që nga ora 9 e mëngjesit, marshimi është në Sho’eva, Izrael, sipas një harte të postuar nga Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy