Michel për Rusinë: Jeni të papërgjegjshëm, shuani menjëherë zjarrin ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Michel për Rusinë: Jeni të papërgjegjshëm, shuani menjëherë zjarrin ndaj Ukrainës

President of the European Council Charles Michel speaks at the Munich Security Conference in Munich, Germany, Sunday, Feb. 20, 2022. (AP Photo/Michael Probst)

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka kritikuar me një gjuhë të ashpër sulmin e fundit rus në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, ku për fat të mirë nuk është detektuar një shtim të radioaktivitetit.

Nëpërmjet një videomesazhi, pas telefonatës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Michel i ka kërkuar Rusisë të hapë menjëherë rrugët e sigurta të kalimit për qytetarët e Ukrainës, të cilët duan të largohen nga vendi.

Po ashtu, ai i ka kërkuar Vladimir Putinit të ndalojë menjëherë sulmin ndaj Kievit dhe të limitojë çdo rrezik që kanoset në këtë luftë.

Advertisement

“Kjo është tërësisht e papërgjegjshme”, i është referuar Michel akteve të fundit ruse. “Duhet të tregojmë se jemi të gatshëm për dialog, në mënyrë që principet themelore të respektohen në këtë lojë të rrezikshme”.

Kështu e ka mbyllur Michel mesazhin e tij të shkurtër në Twitter.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy