Mijëra banorë evakuohen nga qytete të ndryshme ukrainase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra banorë evakuohen nga qytete të ndryshme ukrainase

Afër 13,000 civilë ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë të shtunës, dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

 

Ky numër i të evakuuarve është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me një ditë më parë. Përmes një mesazhi të postuar online, zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha sende askush nuk ka arritur të largohet nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

 

Advertisement

Ajo fajësoi forcat ruse për mosevakuimin e banorëve të këtij qyteti në jug të Ukrainës. Më herët, Moska akuzoi forcat ukrainase se me qëllim nuk po lejojnë që qytetarët e Mariupolit të evakuohen.

 

Autoritetet lokale të Mariupolit kanë thënë se një konvoj me ndihma humanitare dhe autobusë për të evakuuar qytetarët është nisur nga Zaporizhja rreth tetë orë më parë, por ende nuk kanë informacione se ku gjendet aktualisht ky konvoj.

 

Advertisement

Njoftimi për evakuimin e 13,000 civilëve vjen në ditën kur në disa qytete ukrainase po zhvillohet luftime të ashpra, përfshirë edhe periferinë e Kievit dhe të Mariupolit.

 

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kievi vazhdimisht e ka akuzuar Moskën se nuk po respekton marrëveshjet për evakuimin e civilëve dhe po sulmon caqet civile.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy