Moti i keq “pushton” Europën, të paktën pesë të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq “pushton” Europën, të paktën  pesë të vdekur

Moti i keq me reshje të denduar shiu ka pushtuar ditët e fundit Europën. Shumë vende evropiane janë tashmë nën “sundimin” e stuhive të shiut dhe erërat e forta.
Itali, Franca dhe Spanja janë vendet që vuajnë më së shumti pasojat e motit të keq.
Javën e kaluar në Italinë veriore një 16-vjeçar humbi jetën, pasi një ortek dëbore e zuri poshtë.

Ndërkohë Franca është përmbytur nga reshjet e intensive. Autoritetet franceze raportojnë për katër viktima nga moti i keq në vend. Gjithashtu ka edhe banorë të zhdukur, mes tyre dy fëmijë të moshës 3 dhe 14 vjecc.

Nëna e dy të miturve shpëtoi, por nga babai i tyre nuk ka asnjë gjurmë. Në Spanjë rezultojnë të zhdukur tre banorë.

Stuhia “Monica” që ka pushtuar Europën u shoqërua në fundjavë me erëra të forta dhe reshje të konsiderueshme shiu në vendet evropiane./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy