Musk e vendos në Twitter dhe e tall keq liderin çeçen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Musk e vendos në Twitter dhe e tall keq liderin çeçen

Elon Musk godet sërish!

Manjati i sipërmarrjes në teknologjinë e automjeteve dhe atë hapësinore, vijon bëmat e tij në Twitter, ku replikat e fundit i ka zhvilluar me liderin Çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili në një mesazh në Telegram, e quajti Musk-un Elona dhe jo Elon.

Musk, me ironinë e tij që e karakterizon, ka marrë vendimin ta vendosë emrin Elona në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Po me aq ironi, ai i është përgjigjur ofertës së Kadyrov-it, për ta trajnuar atë, mbi duelin që miliarderi i ka bërë Vladimir Putinit në Twitter, ku çmimi do të jetë fati i Ukrainës.

Advertisement

“Faleminderit për ofertën, por një trajnim kaq i shkëlqyer, do të më jepte shumë avantazh”, shkruan Musk. “Nëse ai vendos të luftojë me mua, do të bie dakord që të përdor vetëm dorën time të majtë, edhe pse nuk jam majtosh”.

Ndërsa, në fund, ai nënshkruan si Elona dhe jo si Elon.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy