Namik Dokle kujton ‘kohët e arta’ në PS

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Namik Dokle kujton ‘kohët e arta’ në PS

Ish-deputeti i PS-së, Namik Dokle ka postuar një foto tijën me kolegët socialiste të 24 viteve më parë.

Në përshkrimin e fotos, Dokle shkruan se fotoja ishte shkrepur pasi ai bashkë me Agim Fagun dhe Pandeli Majkon ishin dhunuar në sheshin Skënderbe.

Një kartolinë për miqtë… (Agim Fagu dhe Pandi Majko). Njëzetë e katër vjet më parë nisi greva e urisë e deputetëve të opozitës, të cilëve u ishte grabitur vota, ishin dhunuar në zonat e tyre zgjedhore dhe u rrahën barbarisht në sheshin SKËNDERBE. ( 26 dhe 28 maj 1996).

Përkrahje e fuqishme dhe e pandalur nga qytetarët, nga Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe, veçanërisht, nga SH.B.A. Për ditë me radhë, qëndresa e opozitës në mbrojtje të zgjedhjeve të lira, ishte lajmi i parë në Euronews, Zëri i Amerikës, BBC etj. Përshendetje të gjithë atyre që ishin bashkë me ne!”, shkruan Dokle krahas fotos.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy