NATO paralajmëron: Europa të tregojë kujdes nga sulmet bërthamore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO paralajmëron: Europa të tregojë kujdes nga sulmet bërthamore

“Lufta në Ukrainë po shkon absolutisht në favor të Ukrainës, por Evropa duhet të tregojë kujdes kundër sulmeve bërthamore”. Ky ka qenë paralajmërimi i një ish-komandanti të NATO-s.

Ish-zëvendës Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s, gjenerali Sir Richard Shirreff, tha për Sky Neës se forcat ruse kanë treguar “paaftësi të jashtëzakonshme dhe mungesë profesionalizmi”, duke shtuar: “Amatorët flasin për taktikat dhe profesionistët flasin për logjistikën”.

Sipas forcave ushtarake të Ukrainës, Rusia lëshoi 6 predha ndaj Lvivit mëngjesin e sotëm. Me anë të një postimi në Facebook, ushtria ukrainase i ka lëshuar predhat nga avionë mbi Detin e Zi dhe dy prej tyre janë kapur nga sistemet mbrojtëse.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy