NATO stërvitje në Finlandë, reagon Rusia: Rritet rreziku për incidente ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO stërvitje në Finlandë, reagon Rusia: Rritet rreziku për incidente ushtarake

Stërvitjet e NATO-s që fillojnë më 26 prill në Finlandë dhe afër kufirit ruso-finlandez janë provokuese, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA.

“Stërvitjet ushtarake të NATO-s pranë kufirit rus janë në natyrë provokuese. Qëllimi i tyre është të ushtrojnë presion ushtarak mbi Federatën Ruse përmes një shfaqje force”, tha Zakharova, sipas Reuters.

“Stërvitjet rrisin rreziqet e incidenteve të mundshme ushtarake”, shtoi Zakharova. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy