Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë vdiq në moshën 114-vjeçare në Venezuelë.

Bëhet fjalë për Juan Vicente Pérez Mora i cili u bë personi më i vjetër në botë në vitin 2022, sipas Librit të Rekordeve Guinness.

Mora ka ndërruar jetë dje, të martën, më 2 prill, thuhet në deklaratën e autoriteteve dhe familjes së tij.

“Juan Vicente Pérez Mora kaloi në përjetësi në moshën 114 vjeçare. Ky njeri nga El Cobre i dha Venezuelës rekordin e jetëgjatësisë që i atribuohet Rekordeve Botërore Guinness”, tha presidenti venezuelian Nicolás Maduro në një postim në rrjetet sociale X.

Advertisement

Më 4 shkurt 2022, Juan Vicente Pérez Mora, atëherë 112 vjeç e 253 ditë, u njoh zyrtarisht si personi më i vjetër në planet, sipas faqes së internetit të Rekordeve Botërore Guinness.

Babai i 11 fëmijëve, Juan Vicente Pérez Mora kishte në vitin 2022 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stërmbesa.

Ky burrë, me profesion fermer, lindi në El Cobre në shtetin Tahira, në Venezuelën perëndimore, më 27 maj 1909. Ai ishte fëmija i nëntë në një familje me 10 fëmijë.

“Në moshën pesë vjeçare, ai filloi të punonte me babanë dhe vëllezërit e tij për të kultivuar tokën dhe për të ndihmuar në korrjen e kallam sheqerit dhe kafesë”, shkroi Libri i Rekordeve Botërore Guinness pas çmimit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy