Negociatat për armëpushimin, ende asnjë rezultat nga bisedimet në Kajro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Negociatat për armëpushimin, ende asnjë rezultat nga bisedimet në Kajro

Përfaqësuesit e Hamasit kanë mbërritur në Kajro që prej mëngjesit të kësaj të diele për një propozim armëpushimi afatgjatë dhe të pranueshëm për të dyja palët.

Në kryeqytetin egjiptian pritej të mbërrinte pala izraelite por deri më tani nuk ka konfirmim për një gjë të tillë.

Sipas mediave, Izraeli ka pranuar kornizën e përgjithshme të propozimit por për tu ulur në tryezëne e bisedimeve dhe ka vendosur kusht, listën me të gjithë emrat e pengjeve qe mbahen nga Hamasi. Një gjë e tillë nuk është pranuar nga grupi terrorist.

Shpresat për armepushim u rritën javën e kaluar pas një raundi të mëparshëm bisedimesh të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti në Doha dhe lajmeve nga presidenti amerikan Joe Biden se marrëveshja ishte afër.

Advertisement

Por situata u ndërlikua sërish për shkak të sulmit të ushtrisë izraelite ndaj civilëve palestinezë, të cilët ishin vendosur në radhë per ndihma. Marrëveshja pritet të zgjasë për rreth gjashtë javë deri në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë kombet e bashkuara kanë ngritur alarmin se situata në Rripin e Gazës është një hap larg katastrofës. Nën presion, SHBA dhe shtete të tjera si Franca apo Jordania kanë nisur dërgimin e  ndihmave humanitare nga ajri.

Një ditë parë një avion ushtarak amerikan dërgoi ngarkesën e parë me 38 mijë racione ushqimore. Kjo sasi është e papërfillshme krahasuar me nevojën e rreth 2 milionë palestinezëve që jetojnë aty. Autoritetet amerikane thanë se do të ketë dërgesa të vazhdueshme./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy