Shtohet trysnia mbi Izraelin, rifillojnë bisedimet për armëpushim në Kajro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohet trysnia mbi Izraelin, rifillojnë bisedimet për armëpushim në Kajro

Negociatat për një armëpushim të munshëm midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza kanë rifilluar në Kajro.

Zyrtarë të lartë nga SHBA, Izraeli, Egjipti dhe Katari po takohen ndërsa Izraeli përballet me presion të fortë ndërkombëtar për të ndaluar bombardimet e tij në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar në këtë qytet të vogël kufitar, mes frikës së një ofensive tokësore izraelite.

Kryeministri izraelit hodhi poshtë si “delirante” propozimet e armëpushimit nga Hamasi javën e kaluar.

Advertisement

Benjamin Netanyahu tha se fitorja absolute ishte e mundur në Gaza brenda disa muajsh.

Ai urdhëroi trupat izraelite të përgatiteshin për të zgjeruar operacionin e tyre tokësor dhe u zotua të mposhtte ushtarët e Hamasit që pretendon se janë fshehur në Rafah.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje që civilët në zonë të mbrohen .

Rafah ka qenë nën sulme të rënda ajrore izraelite ditët e fundit, me vdekje dhe plagosje të raportuara./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy