Nëna shkodrane e bëri boss droge, kush është 20-vjeçari pronar i dy kompanive të ndërtimit në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

ITALI– Ditën e djeshme janë marrë në pyetje tre persona të arrestuar nga policia italiane për trafik kokaine.

Banda e drogës përbëhej nga anëtarë shqiptarë të klanit mafioz të Shkodrës dhe i kishte rrënjët në Livigno. Sipas medieve italiane, në pyetje janë marrë shqiptarët Gentian Dabati, 40 vjeç, Indrit Idrizi, 41 vjeç dhe Matteo Rodigari, 34 vjeç.

Në deklarimet e tyre, dy shqiptarët dhe italiani refuzuan se ishin pjesë e klanit mafioz.

Nga hetimet doli se klientët të cilët e porositën kokainën  e quanin “bresaola”.

Advertisement

Sakaq, në mesin e 12 të dyshuarve (6 prej të cilëve ndodhen në burg) është një sipërmarrës njëzet vjeçar nga Torino, pa precedentë penalë.

Babai i tij është me origjinë nga Maroku, ndërsa nëna e tij ka lindur në Shqipëri, në Shkodër, qyteti ku lindi klani mafioz, i cili falë disa njohjeve në vendin e lindjes së nënës, kishte ndërtuar një rrjet të mirëorganizuar të kokainës.

I riu, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Brandizzo, po hetohet pasi u kishte shitur një kg “miell” 2 shqiptarëve të arrestuar në flagrancë më 3 dhjetor.

Njëzet vjeçari, i cili sipas hetuesve kishte rënë në kontakt me organizatën falë lidhjeve të nënës së tij, u kishte shitur një kilogram kokainë 2 bashkatdhetarëve që ishin larguar nga Torino dhe droga ishte destinuar për klientët e pistës së njohur të skive të Livigno./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy