minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Netanjahu negocion një marrëveshje lidhur me çështjen kundër tij për korrupsion - Struga.info


Netanjahu negocion një marrëveshje lidhur me çështjen kundër tij për korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Netanjahu negocion një marrëveshje lidhur me çështjen kundër tij për korrupsion

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është duke negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë lidhur me çështjen gjyqësore për korrupsion, tha të dielën një person i përfshirë në këto negociata.

Marrëveshja, e cila mund të nënshkruhet që në fillim të jave, mund ta largojë Netanyahun nga skena politike izraelite për vite të tëra, duke i hapur rrugën një gare për udhëheqjen në partinë e tij Likud dhe duke transformuar hartën politike të Izraelit.

Marrëveshja gjithashtu do të shmangte një gjyq të gjatë që do të rrezikonte të njolloste trashëgiminë e zotit Netanjahu.

Një zëdhënës i tij nuk pranoi të komentojë.

Advertisement

Zoti Netanjahu po gjykohet për mashtrim, shkelje detyre dhe pranim ryshfeti në tre raste të veçanta. Ish-kryeministri, tani udhëheqës i opozitës, mohon të ketë kryer shkelje.

Personi i përfshirë në negociata tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë do të bënte të mundur rrëzimin e akuzave për ryshfet dhe mashtrim dhe do të eliminonte plotësisht një nga çështjet.

Personi kërkoi të mos identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte për detajet e bisedimeve. Ai tha se një marrëveshje për pranimin e fajësisë ka të ngjarë të bëhet e njëhur në ditët në vijim.

Personi tha se një numër elementesh mbeten të pazgjidhura, përfshirë akuzën për “shkelje morale”, e cila sipas ligjit izraelit do ta ndalonte Netanyahu nga politika për shtatë vjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy