Netanyahu: Ne do të zhdukim brigadat e Hamasit nga Rafah, nuk ka fuqi në botë që të na ndalojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Netanyahu: Ne do të zhdukim brigadat e Hamasit nga Rafah, nuk ka fuqi në botë që të na ndalojë

“Izraeli do të përfundojë zhdukjen e brigadave të Hamasit, duke përfshirë ato në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe asgjë nuk do ta ndalojë shtetin hebre që ta bëjë këtë”, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Nuk ka fuqi në botë që do të na ndalojë. Ka shumë forca që përpiqen të na ndalojnë, por nuk do të kenë sukses, pasi ky armik, pas asaj që bëri, nuk do ta bëjë më kurrë”, tha Netanyahu.

Më herët, u raportua se Izraeli dëshiron të blejë një rezervë tendash të cilat mund të strehojnë gati gjysmë milioni njerëz përpara sulmit të tij në Rafah , për të cilin ai pretendon se është bastioni i fundit i Hamasit në Rripin e Gazës, tha ai sot për AFP.

Njoftimi i tenderit publik, i publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ka të bëjë me blerjen e 40 mijë çadrave me nga 12 vende, pra 480 mijë vende në total.

Advertisement

“Mund të konfirmoj se është hapur një tender për Rripin e Gazës”,  tha burimi, i cili kërkoi të mos përmendet emri, pa specifikuar se ku do të vendoseshin tendat.

Ushtria izraelite vlerëson se Hamasi ka katër batalione në Rafah, një qytet në skajin jugor të Rripit të Gazës pranë kufirit të mbyllur me Egjiptin, ku gati  1.5 milionë  gazanë janë strehuar për t’i shpëtuar bombardimeve dhe luftimeve izraelite./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy