Ngjarja horror/ 3-vjeçarja sakrifikohet për magji të zezë, futet në thes dhe hidhet në ujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja horror/ 3-vjeçarja sakrifikohet për magji të zezë, futet në thes dhe hidhet në ujë

Një vajzë tre-vjeçare është dhunuar dhe vrarë nga dy burra që hodhën trupin e saj në ujë. Sipas policisë, ata e sakrifikuan të miturën për magji të zezë.

Hetuesit në Indi thanë që të dy të dyshuarit kishin lidhur një leckë rreth fytyrës së vogëlushes dhe më pas e dhunuan dhe e vranë. Trupin e saj e futën në një thes dhe më pas e hodhën në ujë në Chhindëara në shtetin e Madhya Pradesh.

Advertisement

Trupi i saj u gjet në 20 korrik, tre ditë pasi ajo ishte raportuar e humbur.

Dy të dyshuarit u përpoqën të mashtrojnë policinë duke përhapur zëra se vajza kishte qenë viktimë e një rituali të errët.

Advertisement

Policia kishte pyetur më shumë se 300 njerëz në lidhje me zhdukjen e vajzës para se të dy të dyshuarit, të moshës 21 dhe 23 vjeç, të arrestoheshin të martën.

Ligje të reja më të ashpra mbi përdhunimin dhe abuzimin e fëmijëve janë futur në Indi pas një seri çështjesh të profilit të lartë.

Advertisement

Në 2017 dënimi me vdekje për përdhunuesit e fëmijëve dhe përdhunimet në bandë u soll nga autoritetet në Madhya Pradesh.

Kryeministri Narendra Modi më vonë rrëzoi dënimin me vdekje për përdhunimin e vajzave nën 12 vjeç në të gjithë vendin.

Ngjarja horror/ 3-vjeçarja sakrifikohet për magji të zezë, futet në thes dhe hidhet në ujë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy