“Ngre krye” sërish virusi në Malin e Zi, regjistrohen tetë raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ngre krye” sërish virusi në Malin e Zi, regjistrohen tetë raste të reja

“Ngre krye” sërish virusi në Malin e Zi, regjistrohen tetë raste të reja

Në Mal të Zi janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviç i tha televizionit Vijesti, se tetë rastet e reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme (22 qershor) dhe se më shumë informacione do të bëhen publike gjatë ditës së martë.

Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi kanë COVID-19. Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve. Por, në 14 qershor sërish u regjistrua një rast me koronavirusin e ri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy