Nis Haxhi i pazakontë në Mekë/ Vetëm 1 mijë besimtarë në pelegrinazhin e përvitshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis Haxhi i pazakontë në Mekë/ Vetëm 1 mijë besimtarë në pelegrinazhin e përvitshëm

Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite, rituali i Haxhit ka nisur me një numër tejet të reduktuar besimtarësh muslimane. Pandemia Covid-19 nuk ka lejuar asnjë vizitor të huaj që të jetë i pranishëm në organizmin më të madh fetar që mbahet cdo vit në Mekë.

Ministria për Haxh dhe Umre ka bërë të ditur se vetëm 1000 besimtarë që jetojnë në Arabinë Saudite, do të lejohen të kryejnë ritualet fetare në vendet e shenjta dhe disa prej tyre do të kufizohen me kusht respektimine distancës fizike.

Haxhi është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë cdo musliman që ka mundësi dhe plotëson kushtet shëndetësore.

Çdo vit, më shumë se 2.5 milionë besimtarë nga 180 vende të botës mbërrijnë në Mekë në kohën e haxhit i cili fillon pak ditë përpara Kurban Bajramit.

Advertisement

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Arabia Saudite ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të infektimit me koronavirus dhe rreth 3 mijë vdekje.

Nis Haxhi i pazakontë në Mekë/ Vetëm 1 mijë besimtarë në pelegrinazhin e përvitshëm shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy