Nis presidenca franceze e BE/ Macron: Finalizojmë busullën strategjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nis presidenca franceze e BE/ Macron: Finalizojmë busullën strategjike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kolegji i komisionerëve gjatë vizitës së kësaj të premteje në Paris, shenjuan nisjen zyrtare të presidencës gjashtëmujore franceze të Këshillit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, shefi i elizesë dhe presidentja Fon Der Lajen e cilësuan ambicioze axhendën për bllokun 27 anëtarësh, duke theksuar se viti 2022 duhet të jetë një pikë kthese për Evropën.

EMMANUEL MACRON

Advertisement

PRESIDENT I FRANCES

 “Blloku do të finalizojë këtë semestër të ashtuquajturën busull strategjike të BE-së, strategjinë e saj gjeopolitike që fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Kjo do të na lejojë të kemi një pozicion të përbashkët evropian në NATO dhe të veprojmë së bashku në një mënyrë më të koordinuar. Në vijim do të mbajmë një numër samitesh për të trajtuar problematikat kryesore. Në mars do të jetë ai i mbrojtjes, po ashtu do të kemi një takim për Ballkanin dhe të tjera çështje. “

Presidentja Ursula Fon Der Leyen u shpreh se nën drejtimin e Francës do të merret mbështetja e nevojshme për të cuar përpara agjendën e parashtuar të këtyre gjashtë muajve në vijim.

Advertisement

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KE

“Franca po merr një detyrë shumë të rëndësishme në një kontekst sfidues me pandeminë e koronavirusit që nuk ka përfunduar ende. Por kjo nuk do të na pengojë që ti japim vëmendjen e merituar një sërë ccështjesh të tjera që na shqetësojnë. Zëri i Evropës është i fortë dhe i fokusuar dhe ne jemi të përkushtuar në punën tonë. Duam të jemi efektivë në aspektin ekonomik dhe të drejtë në aspektin social.”

Advertisement

Franca ndër të tjera synon vendosjen e një page minimale të BE-së, një taksë karboni për produktet e importuara dhe reformimin e rregullave fiskale të BE-së si dhe sistemin e azilit të bllokut.

Advertisement

Analistët shprehen se presidenca e rradhës e BE-së mund t’i shërbejë fushatës së brendshme të Emmanuel Macron për një mandat të dytë në detyrë, ndërsa mbeten më pak se 100 ditë para zgjedhjeve presidenciale të Francës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy