Një fotografi për histori…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një fotografi për histori…

Në Kosovë kemi disa fshatra me çerkezë. Ata ngaherë ndihen shqiptarë, por origjinën e kanë nga një popull kaukazian.

Me prejardhje çerkeze është edhe ministri i ri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit Cem Özdemir.

Prindërit e tij shkuan nga Turqia në Gjermani. Özdemir është politikan i partisë së Gjelbër të Gjermanisë.

Në këtë fotografi Özdemir shihet me Serap Güler.

Advertisement

Ajo i uron Özdemirit çdo të mirë në postin e ministrit, e quan shembull.

Serap Güler është bijë e një çifti gastarbajterësh turq, babai i saj punoi 40 vjet si minator në Gjermani.

Güler është deputete e CDU-së, partisë konservatore kristiane gjermane.

Një myslimane në partinë e krishterë? S’ka kundërthënie këtu: Güler e sheh veten si myslimane liberale që angazhohet për të njëjtat vlera si të krishterët liberalë.

Advertisement

Kjo fotografi më kujtoi një udhëtim në vitin 2007. Rruga: Zagreb-Sofje. Në timon: një koleg nga një gazetë tjetër e Zürichut.

Pak para Dimitrovgradit kolegu tha: a vëmë bast se pas 30 vitesh ministri i mbrojtjes i Zvicrës do ta ketë mbiemrin Kelmendi apo Gashi?

Më 2007 këtë e quaja një fantazi autostrade. Sot, gati 15 vjet më vonë, e shoh si opsion real. Pas 20 vitesh.

Atëherë mund të ndodhë që një politikan me origjinë shqiptare të bëhet ministër në një vend perëndimor dhe këtë post atij t’ia uroj një deputete me prejardhje shqiptare nga një parti tjetër.

Advertisement

Asgjë nuk është e pamundur, çdo gjë është e mundur! (Enver Robelli)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy