Një përgjigje, për Karabinën e Bashës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një përgjigje, për Karabinën e Bashës

Nga Joleza Koka*

Si cdo lajm, qe nga sulmi i koordinuar nga emisioni Stop deri tek ky i fundit, qe me kane shpallur specialiste investimesh ne Ministrine e Shendetesise JANE GENJESHTRA!

Une deri tani nuk jam pergjigjur, ose jam munduar ta kaloj me sportivitet pasi kur merr nje post publik merr persiper dhe kostot qe vijne me te.

Por sot kjo ndalon ketu, sepse une nuk punoj si specialiste dhe nuk kam per te punuar ndonjehere ne shendetesi pasi nuk ka lidhje me profesionin tim.

Advertisement

Kushdo, qe ka marre mundimin te ulet e ta shkruaj kete artikull e ka patur shume te lehte te kontaktoj institucionet, te shikoj listat e te punesuarve e te bej verifikimet e nevojshme perpara publikimit te tij, por qartazi keto portale nuk e kane marre fare mundimin te bejne asnje gjysme telefonate, qe do te ishte minimum i detyrueshem i profesionalizmit te tyre.

Kjo tregon, qe kushdo qe e ka ber kete artikull e ka ber me qellim denigrues dhe ka genjyer lexuesit e vet me dashje.

Dhe kete sqarim po e bej sepse e kam te pamundur t’i kthej pergjigje cdo sharjeje, mallkimi apo ironie te nxitur nga keto genjeshtra.

Une do t’i hedh ne gjyq si akt qytetar jo vetem per t’i ndihmuar keta gazetare te rriten profesionalisht sepse mesa duket nuk eshte i mjaftueshem edukimi qe marrin neper shkolla, nese kane vajtur ndonje dite, por edhe per te bere diferencen mes gazetareve, qe bejne perdite punen e tyre me profesionalizem.

Advertisement

*Këshilltare në Bashkinë e Tiranës. Reagim pas akuzave të ish-ministres së Bashës, Mirela Karabina, gjatë protestës së kësaj të mërkure për Teatrin, dhe thirrjeve të saj për linçimin dhe poshtërimin publik të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy