“Nuk u kujdes për shëndetin mendor të femijës”, dënohet babai i të miturit që vrau me armë zjarri shokët e klasës në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk u kujdes për shëndetin mendor të femijës”, dënohet babai i të miturit që vrau me armë zjarri shokët e klasës në SHBA

Një Gjykatë në Michigan ka shpallur fajtor babanë e një adoleshenti i cili vrau tre vite më parë me armë zjarri katër bashkëmoshtaraët e tij në shkollë.

Trupa gjykuese arsyetoi vendimin për të shpallur babanë e të miturit fajtor për vrasjen e katër nxënësve, për shkak se nuk është kujdesur dhe se ka injoruar nevojat e shëndetit mendor të fëmijës se tij 15-vjeçar, shkruan BBC. 

James Crumbley 47 vjeç akuzohet se i bleu fëmijës së tij minoren pistoletën që u përdor në sulmin brutal të nëntorit të 2021.
Gjithashtu mësohet se mamaja e të miturit, mJennifer Crumbley, do të dënohet muajin e ardhshëm për të njëjtat akuza.

Çështja gjyqësore kundër JamesCrumbleys shënon herën e parë që prindërit akuzohen për vrasje nga pakujdesia për fëmijët e tyre që kryejnë krime.

Advertisement

Djali i tyre, Ethan, vrau shokët e klasës Tate Myre, 16 vjeç; Hana St Juliana, 14; Madisyn Baldëin, 17 vjeç dhe Justin Shilling, 17. Shtatë persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat.

Adoleshenti aktualisht po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. /vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy