OKB ngre alarmin: Uji i pijshëm është një “luks” për mbi 2 miliardë njerëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB ngre alarmin: Uji i pijshëm është një “luks” për mbi 2 miliardë njerëz

“Është e nevojshme të sigurohet që të gjitha vendet e botës të kenë akses të sigurt dhe të drejtë në ujë për të promovuar mirëqenien e tyre dhe rrjedhimisht paqen”, nënvizon raporti vjetor për ujin i publikuar nga UNESCO për OKB-në, me rastin e ditës botërore të ujit.

Lidhja e drejtpërdrejtë midis ujit dhe prosperitetit është disi empirike, ndërsa disa vende të privuara nga uji po lulëzojnë, pranon Richard Connor, autori kryesor i studimit.

Megjithatë ai thekson se pa akses në ujë të pastër, njerëzit janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve që i pengojnë të shkojnë në shkollë, të punojnë, të jenë produktiv.

“Pa ujë nuk ka siguri elementare, prodhim bujqësor, industri”, shpjegoi ai gjatë prezantimit të raportit në selinë e Unesco-s në Paris.

Advertisement

Në vendet në zhvillim deri në 80% të vendeve të punës – në bujqësi dhe industri me intensitet të ujit – janë të lidhura me ujin, një burim i kërcënuar nga ndryshimet klimatike.

Në mbarë botën 2.2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe 3.5 miliardë nuk kanë shërbime të sigurta sanitare.

Dhe nëse prosperiteti është i lidhur me ujin, prosperiteti dhe paqja gjithashtu duket se janë të lidhura drejtpërdrejt.

“Duket logjike që ata që kanë mundësinë të jetojnë në mënyrë të begatë janë më pak të prirur ndaj konfliktit”, vuri në dukje Connor. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy