OKB: Situata në Gaza është më shumë se katastrofike, zia e bukës është e pashmangshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB: Situata në Gaza është më shumë se katastrofike, zia e bukës është e pashmangshme

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat humanitare e cilësuan situatën në Gaza si më shumë se katastrofike, ku lufta mes Izraelit dhe Hamasit hyri në muajin e shtatë.

“Shtëpitë, shkollat, spitalet janë kthyer në gërmadha. Mësuesit, mjekët, punonjësit humanitarë janë vrarë. Zia e bukës është e pashmangshme”, shkroi shefja e UNICEF-it Kathryn Russell në rrjetet sociale X, duke raportuar se më shumë se 13,000 fëmijë janë vrarë, sipas statistikave nga Shërbimet shëndetësore të Gazës, të cilat drejtohen nga Hamasi.

“Niveli dhe shpejtësia e shkatërrimit është tronditëse. Fëmijët kanë nevojë për një armëpushim TANI”, shtoi ajo.

Situata është “më shumë se katastrofike”, theksoi Jagan Sapagen, drejtor i përgjithshëm i FNKKGJK-së, Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Advertisement

“Miliona jetë janë të kërcënuara nga uria. Një valë ndihme humanitare duhet patjetër të arrijë tek ata që kanë nevojë. Jo nesër, por tani”, paralajmëroi ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy