Pamjet dramatike të shembjes së urës në SHBA, ka shumë të humbur, punëtorët po punonin gjatë natës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamjet dramatike të shembjes së urës në SHBA, ka shumë të humbur, punëtorët po punonin gjatë natës

Autoritetet amerikane kanë reaguar pas shkatërrimit të urës në Baltimorë.

Sekretari i transportit në Maryland, Paul Wiedefeld tha se kishte punëtorë në urë në momentin e shembjes, të cilët “po bënin disa riparime shtresës së betonit”.

Ai shtoi se trafiku i anijeve brenda dhe jashtë Portit të Baltimores – me përjashtim të kamionëve – është pezulluar ndërsa misioni i kërkimit dhe shpëtimit vazhdon.

Advertisement

Trafiku në autostradën I-695, pjesë e së cilës është edhe ura, është devijuar.

Një zëdhënës i Rojes Bregdetare të SHBA-së u tha gazetarëve se misioni i tyre kryesor tani është të kërkojnë “për ndonjë të mbijetuar në ujë”.

Për momentin në zonë po patrullojnë varka dhe helikopterë për të gjetur të mbijetuar të mundshëm.

Advertisement

Ëiedefeld tha se nuk ka viktima të konfirmuara në këtë moment dhe gjithashtu theksoi se është shumë herët në hetim për të ditur saktësisht se çfarë e shkaktoi shembjen.

Pas shkatërrimit të urës, ranë më lum dhjetëra makina që po kalonin aty, ndërsa dyshohet se ka një numër të madh personash të humbur. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy