Parisi dhe 15 rajone të Francës futen në izolim, por shkollat mbeten hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeqyteti i Francës, Parisi, prej sonte në mesnatë do të futet në izolim, për shkak të situatës së rëndë me koronavirus.

Me masat e reja, që do të zgjasin një muaj, bizneset jothelbësore do të mbyllen, por shkollat do të mbeten hapur.

Njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit, nëse nuk kanë një arsye të vlefshme.

Nën të njëjtat masa do të futen edhe 15 rajone të tjera të Francës.

Advertisement

Ora policore në të gjithë vendin do të mbetet në fuqi nga 7 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se situata është veçanërisht shqetësuese në Paris.

Sipas tij, mbi 1,200 njerëz janë në kujdes intensiv në spitalet e kryeqytetit – më shumë sesa në kulmin e valës së dytë të koronavirusit, në nëntor.

Kryeministri Jean Castex tha se Franca është tani në prag të valës së tretë.

Advertisement

“Epidemia po përkeqësohet. Përgjegjësia jonë tani është të mos e lejojmë të na dalë nga kontrolli”, tha Castex.

Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Bashkimin Evropian: mbi 4.2 milionë.

Numri total i viktimave nga koronavirusi atje është afro 92,000./R.E./L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy