
Pas rreth 3 orësh kanë përfunduar bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. Takimi mes dy delegacioneve u zhvillua në kufi me Bjellorusinë.
Mediat ruse shkruajnë se delegacioni ukrainas ka kërkuar nga Rusia tërheqjen e trupave të saj. Nuk dihet nëse palët kanë arritur një marrëveshje dhe çfarë hapi do të merret në orët në vazhdim.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e së enjtes së kaluar, ndërsa ky veprim është dënuar nga SHBA dhe vendet e BE, të cilët kanë vendosur një sërë sanksionesh të forta.
Advertisement