Përmbytje katastrofike në Brazil, të paktën 25 të vdekur, qindra banorë evakuohen nga shtëpitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytje katastrofike në Brazil, të paktën 25 të vdekur, qindra banorë evakuohen nga shtëpitë

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 25 persona në Brazil pas shirave të rrëmbyeshëm që detyruan mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në zonat malore të vendit.

Ekipet e shpëtimit nxituan për të shpëtuar banorët e bllokuar në periferi të Rio de Zhaneiros. Ushtarët dhe zjarrfikësit të shoqëruar nga qen të trajnuar posaçërisht po kryejnë operacione kërkim – shpëtimi në zonat e prekura të Brazilit me autoritetet që flasin për një ” situatë kaotike “.

Advertisement

Deri më tani në shtetin Espirito Santo janë regjistruar 15 të vdekur nga fatkeqësitë natyrore. 13 prej tyre u vranë në qytetin Mimojo do Sul.

Më shumë se 270 shtëpi u shkatërruan sipas autoriteteve lokale, ndërsa më shumë se 5,400 njerëz u evakuuan nga zonat e prekura./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy