Përpjekjet për armëpushim, ndërmjetësit do të takohen në Kajro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmjetësit do të takohen këtë të dielë në Kajro në kërkim të një propozimi të pranueshëm nga Izraeli dhe Hamasi për një armëpushim afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Delegacioni i parë i përfaqësuar nga zëvendësshefi i Hamasit ka mbërritur.

Tashmë në kryeqytetin egjiptian pritet të mbërrijë edhe pala izraelite, megjithëse ka raportime se Izraeli po kërkon një listë të plotë të pengjeve për tu ulur në tryezë.

Shpresat për pauzën e parë në luftime që nga nëntori u rritën javën e kaluar pas një raundi të mëparshëm bisedimesh të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti në Doha dhe indikacioneve nga presidenti amerikan Joe Biden se marrëveshja ishte afër.

Por situata u ndërlikua sërish për shkak të sulmit të ushtrisë izraelite ndaj një grumbulli me civilë palestinezë, të cilët ishin vendosur në radhë për ndihma humanitare. Marrëveshja pritet të zgjasë për rreth gjashtë javë deri në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili nis javën e ardhshme.

Advertisement

Ndërkohë kombet e bashkuara kanë ngritur alarmin se situata në Rripin e Gazës është një hap larg katastrofës. Nën presion, SHBA dhe shtete të tjera si Franca apo Jordania kanë nisur dërgimin e  ndihmave humanitare nga ajri.

Një ditë parë një avion ushtarak amerikan dërgoi ngarkesën e parë me 38 mijë racione ushqimore mbi Gaza. Kjo sasi është e papërfillshme krahasuar me nevojën e rreth 2 milionë palestinezëve që jetojnë aty. Autoritetet amerikane thanë se do të ketë dërgesa të vazhdueshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy