Pesë të mitur vrasin me thikë një 13-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pesë të mitur vrasin me thikë një 13-vjeçar

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën në Berkshire të Anglisë. Pesë të mitur janë të dyshuar se kanë vrarë me thikë një 13-vjeçar.

 

Katër djem dhe një vajzë, të gjithë të moshës 13 dhe 14 vjeç, mendohet të kenë goditur me thikë në pjesën e pasme të qafës bashkëmoshatarin e tyre. Fqinjët janë të shokuar nga ngjarja.

 

Advertisement

“Ndihem kaq i dëshpëruar për prindërit e djalit. Çfarë po kalojnë ata? Është një tragjedi e vërtetë”, tha njëri prej tyre për mediat britanike.

 

Teksa policia ka bërë thirrje që çdokush që di detaje të tregojë, një tjetër banor i zonës thotë se në fushën ku ka ndodhur ngjarja ka shumë këmbësorë që lëvizin, që me siguri kanë parë diçka.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy