Pikë kyçe e luftës/ Ministri rus i Mbrojtjes viziton qytetin ukrainas, projekte për investime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pikë kyçe e luftës/ Ministri rus i Mbrojtjes viziton qytetin ukrainas, projekte për investime

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka vizituar sërish një qytet të Ukrainës. Sipas pamjeve të publikuara nga autoritetet ruse, ministri i Mbrojtjes është shfaqur në Mariupol. Ai inspektoi projektet që Rusia po planifikon në këtë zonë.

 

Shoigu vizitoi një qendër mjekësore në një zonë të re banimi të ndërtuar nga ushtria ruse. Gjithashtu në videon e publikuar thuhet se ai po inspektonte dhe një tubacion që do të furnizojë me ujë disa vendbanime. Autoritetet nuk konfirmuan kohën kur ishte kryer vizita apo vendndodhjen e saktë.

 

Advertisement

Të shtunën, ministria publikoi një video të takimit të Shoigut me trupat ruse që shërbejnë në Ukrainën e pushtuar. Kjo ishte dhe vizita e parë pas një kohe të gjatë e ministrit rus në Ukrainë. Ai shpërndau medalje për ushtarët rusë që luftonin në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy