Po përgatisnin syfyr, vriten 36 anëtarë të së njëjtës familje në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po përgatisnin syfyr, vriten 36 anëtarë të së njëjtës familje në Gaza

Në Rripin qendror të Gazës , familja al-Tabatibi po festonte të premten e parë të Ramazanit dhe po përgatiste vaktin e syfyrit, kur një bombë shndërroi tryezën e tyre në gërmadhë. Sipas 19-vjeçarit Mohammad al-Tabatibi, i cili mbijetoi, 36 anëtarë të familjes së tij u vranë.

“Babai im, nëna ime, tezja ime, vëllezërit e mi”, i përshkroi i riu palestinez, duke treguar trupat e rreshtuar në spitalin Al-Aksa në Deir al-Ballah. “Ata bombarduan shtëpinë derisa ne ishim brenda. Nëna dhe tezja ime po përgatisnin darkën, vaktin para fillimit të agjërimit, në këtë rezidencë refugjatësh Nuseirat, ku jemi zhvendosur për shkak të luftës”, tha ai.

“Nuk e di pse e bombarduan shtëpinë”, tha Mohammad, i plagosur në krahun e majtë dhe i tronditur.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit regjistroi 36 të vdekur, anëtarë të së njëjtës familje, nga bombardimi që ia atribuoi ushtrisë izraelite.

Advertisement

Ushtria izraelite tha se shënjestroi dy terroristë nga fraksioni Nuseirat i Hamasit, pa elaborim të mëtejshëm./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy