Prapaskenat e dorëheqjes së Sanchez, a mundet që “Zoti i pashëm” të marrë presidencën e Këshillit Europian?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prapaskenat e dorëheqjes së Sanchez, a mundet që “Zoti i pashëm” të marrë presidencën e Këshillit Europian?

Politico flet për mundësinë që kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, të marrë kryesimin e Këshillit Evropian.

Analiza e Politico i referohet atmosferës që mbizotëron në Bruksel pas njoftimit të papritur të liderit socialist 52-vjeçar të mërkurën se ai po shqyrton nëse do të japë dorëheqjen si kreu i qeverisë spanjolle.

Lajmi i ka lënë spanjollët thellësisht të shqetësuar për të ardhmen politike të vendit të tyre, ndërsa ka nxitur spekulimet për shanset që “Mr Handsome” (Zoti i pashëm) siç quhet Sanchez, të fitojë një post të lartë në Bruksel.

Për kryeministrin spanjoll, siç shkruan Politico, lëvizja në Bruksel mund të rezultojë të jetë një dalje e shkathët nga skena politike e përçarë dhe toksike e vendit iberik.

Advertisement

“Por a mund të jetë ‘Mr. Handsome’ i Spanjës presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian ?”.

Në letrën e tij prej katër faqesh, Pedro Sanchez shprehte indinjatën e tij për sulmet e vazhdueshme që merr familja e tij nga gazetat dhe votuesit e krahut të djathtë.

Natyra ekstreme e sulmeve, tha ai, e shtyu atë të mendonte nëse ia vlente të mbetej në krye të vendit.

“Më duhet kohë të mendoj nëse do të qëndroj në krye të vendit. Më duhet urgjentisht t’i përgjigjem një pyetjeje që ia bëj vetes: A ia vlen të qëndroj në udhëheqje, pavarësisht nga balta.”

Advertisement

Brukseli po përgatitet të japë postet kryesore të BE-së pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të qershorit. Partitë politike që mbledhin më shumë vota do të pretendojnë poste të larta në udhëheqjen e Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian dhe degës së politikës së jashtme të BE-së. Socialistët, me gjasë që do të mbeten grupi i dytë më i madh në Parlament, po shikojnë postin më të lartë të Këshillit Evropian, aktualisht i mbajtur nga liberali belg Charles Michel.

Sanchez, komenton botimi, mund të mos jetë i njohur në Spanjë, por ai është veçanërisht i popullarizuar në Bruksel dhe respektohet nga shumë zyrtarë evropianë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai është i mirë për një punë të lartë.

Zyrtarët dhe diplomatët e BE-së janë të ndarë në një ofertë të mundshme për Sanchez për postin e lartë në Bruksel.

Megjithatë, fillimisht duhet të shohim nëse dhe si do të largohet nga detyra dhe kush do të marrë përsipër ta pasojë. Nëse Sanchez largohet nga drejtimi i ekonomisë së pestë më të madhe të Evropës mes kaosit politik, kjo mund të dëmtojë imazhin e tij në Bruksel.

Advertisement

Udhëheqësit e BE-së që vendosin se kush do të marrë postin ka të ngjarë të duan dikë që i afrohet fundit të karrierës së tij politike, siç është ish-kryeministri belg Herman Van Robay.

Sanchez, i cili mori detyrën në vitin 2018 dhe fitoi një mandat të tretë si kryeministër i Spanjës vitin e kaluar, habiti Brukselin kur qeveria e Madridit mori presidencën e rradhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Ai nuk ka hezituar të përdorë fuqinë e tij të përcaktimit të agjendës në Bruksel për të çuar përpara qëllimet e tij të brendshme.

Megjithatë, disa diplomatë ishin të shqetësuar nga përpjekja e tij për njohjen e baskishtes dhe katalanishtes si gjuhë zyrtare të BE-së, një fushatë e nisur për të siguruar mbështetjen katalanase për kandidatin që ai do të zgjidhte për presidencën e parlamentit spanjoll./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy