Politikanët rumunë përhapin dezinformata për vaksinimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Politikanët rumunë përhapin dezinformata për vaksinimin

Diana Sosoaca, avokate, 45 vjeçe, është një nga kundërshtaret më të zëshme të vaksinimit në Rumani. Ajo është gjithashtu deputete e Parlamentit rumun.

I Në Facebook, 24,000 postime dhe 18 milionë reagime që përmbajnë fjalën “Sosoaca” janë regjistruar gjatë vitit të kaluar.

Emri “Diana Sosoaca” shfaqet në titullin e 38 faqeve dhe grupeve në Facebook.

Këto shifra e nxjerrin atë shumë më përpara politikanëve të tjerë rumunë sa i përket shtrirjes në mediat sociale.

Advertisement

Në një nga videot më të popullarizuara në Facebook, më 27 tetor, Sosoaca u është drejtuar rumunëve që janë vaksinuar kundër koronavirusit: “Keni shkuar në qendrat e vaksinimit si qengjat në thertore”.

Pak vende në Evropë janë shkatërruar më shumë nga koronavirusi sesa Rumania.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend i Evropës Lindore me rreth 19.3 milionë banorë ka regjistruar mbi 1.7 milion raste me koronavirus dhe mbi 50,700 viktima.

Rumania e ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian – vetëm pak përpara Bullgarisë fqinje – dhe një nga normat më të larta në botë të vdekshmërisë për kokë banori.

Advertisement

Midis krizës së vazhdueshme, ekspertët thonë se shumë politikanë rumunë i kanë përkeqësuar gjërat. Në vend që të përcjellin mesazhe të përgjegjshme për shëndetin publik, politikanët i përdorin pozitat e tyre si platformë për të përhapur dezinformata, thotë ekspertët.

“Ne, avokatët dhe mjekët që jemi ndaluar, ju kemi treguar të vërtetën”, ka thënë Sosoaca në videon e saj në Facebook, më 27 tetor.

“Është vendimi juaj. Unë ju kam treguar efektet anësore, lajmet globale. Tani, CDC [Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara] ka urdhëruar që të gjithë personat e vaksinuar që vdesin si pasojë e koronavirusit, duhet të regjistrohen si të pavaksinuar”, ka thënë Sosoaca, e cila shpesh bën pretendime të pabazuara në Senatin rumun kundër kufizimeve nga koronavirusi, të vendosura nga autoritetet.

Në më pak se 24 orë, videoja është bërë virale, pasi është shpërndarë rreth 46,000 herë dhe është klikuar nga afro 1 milion njerëz./REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy