“Presidenti Erdogan ka vdekur”, ndiqen penalisht 30 persona që përhapën lajme të rremë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Presidenti Erdogan ka vdekur”, ndiqen penalisht 30 persona që përhapën lajme të rremë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka hedhiur poshtë lajmet se mund të jetë sëmurë. Ai u shfaq sot në publik, në krah të ambasadorit të ri të Lituanisë Richardas Degutis., në Ankara, i cili i dorëzoi letrat kredenciale Erdoganit.

 

Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore ndaj 30 personave për një sërë mesazhesh të publikuara në rrjetin social Twitter, ku shkruanin se presidenti Erdogan kishte vdekur.

 

Advertisement

“Këta persona janë duke u përballur me procedim ligjor sepse dyshohet se kanë shpërndarë informacione të rreme dhe përmbajtje manipuluese ndaj Erdogan. Të dyshuarit janë identifikuar dhe ndaj tyre ka filluar procedura ligjore”, thuhet në deklaratë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy