Protesta në shumë qytete europiane ndaj pasaportës së vaksinës, përleshje me policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta në shumë qytete europiane ndaj pasaportës së vaksinës, përleshje me policinë

Edhe këtë fundjavë, mijëra njerëz mbushën rrugët në shumë vende të Bashkimit Evropian për të kundërshtuar certifikatën e gjelbër dhe vaksinimin me detyrim për grupe të caktuara.

 

 

Sheshet në Trieste, Torino dhe në Milano të Italisë u mbushën nga mijëra protestues që  shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të qeverisë për të bërë vaksinimin me detyrim për të gjithë punëtorët në sektorin publik dhe atë privat.

Advertisement

 

 

Protesta u përshkallëzua në përplasje mes policisë edhe demonstruesve pasi këta të fundit u munduan të thyejnë barrierat të vendosura në rrugë. Oficerët e policisë përdorën  shkopinj, e si pasojë persona raportohen  të kenë mbetur të plagosur, ndërsa demonstruesit u përgjigjen duke  hedhur tavolina dhe karrige nga lokalet e zonës.

 

Advertisement

 

Mijëra njerëz protestuan edhe në qytetin lindor të Gjermanisë, Lajpcig, për të kundërshtuar masat e qeverisë ndaj koronavirusit.

 

 

Advertisement

Të paktën 24 persona u vunë në pranga, pasi sipas oficerëve kishin me vete sende të ndaluara.

 

 

Ndërkohë në Francë mijëra njerëz protestuan kundër certifikatës së vaksinimit për të 17-ën fundjavë radhazi.

Advertisement

 

 

Me pankarta në duar edhe thirrje kundër qeverisë, demonstruesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj menaxhimit të situatës së koronavirusit.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy