Pse lufta në Ukrainë mund të sjellë një ‘katastrofë ushqimore në mbarë botën’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse lufta në Ukrainë mund të sjellë një ‘katastrofë ushqimore në mbarë botën’

Lufta në Ukrainë do t’i dërgojë një goditje të fortë çmimeve dhe furnizimit global me ushqim.

Kështu u shpreh për BBC një nga drejtuesit e kompanive më të mëdha të plehut kimik në botë – Yara International – e cila operon në më shumë se 60 shtete të botës dhe furnizohet me një sasi të madhe të materialeve bazë nga Rusia.

Sipas Svein Tore Holsether, çmimi i plehut kimik ishte rritur që prej fillimit të pandemisë dhe rritjes së fundmi të çmimit të gazit, por tani ai paralajmëron se situata do të bëhet edhe më e vështirë.

“Gjërat po ndryshojnë çdo minutë,” – tha ai.

Advertisement

Varësia nga Rusia

Rusia dhe Ukraina janë disa nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore dhe ushqimit në rang global.

Rusia gjithashtu prodhon një sasi të madhe të nutrientëve si potash dhe fosfati, të cilët janë ingredientët kyç në prodhimin e plehut – elementit kryesor që mundëson prodhimin e bimësive dhe të korrave – pa të cilin industria bujqësore nuk do të mund të funksiononte e as të prodhonte sasitë e mëdha të drithërave, frutave dhe perimeve të nevojshme për të ushqyer të gjithë botën.

“Gjysma e botës ushqehet si rezultat i plehut kimik … dhe nëse ai nuk gjendet, të korrat do të bien menjëherë me të paktën 50%,” – tha Holsether.

“Për mua, pyetja nuk është a do të ketë krizë globale – por sa e rëndë do të jetë kjo krizë.”

Advertisement

Vetëm disa orë pasi z. Holsether dha deklaratën e tij për BBC, qeveria ruse i bëri thirrje prodhuesve vendas të ndalonin eksportin e plehut.

Dukshëm, qeveria ruse po bën çmos që t’i tregojë botës pikërisht se sa e varur ajo është nga Rusia – në sektorë të ndryshëm nga ai i naftës, i gazit e deri tek industria ushqimore.

Holsether shtoi se rreth 1/4 e nutrientëve kryesorë që përdoren në prodhimin e ushqimeve evropiane vijnë nga Rusia.

Kompania e bazuar në Norvegji, nuk është ndikuar drejtpërsëdrejti nga sanksionet kundër Rusisë por asaj i është dashur të përballet me probleme të shumta me dorëzimin e porosive si pasojë e ndërprerjeve në industrinë e transportit.

Advertisement

“Në të njëjtën kohë, ne po bëjmë ç ‘është e mundur për momentin, që të gjejmë burime të tjera por në një afat kohor kaq të limituar, gjërat nuk janë aq të thjeshta” – tha ai.

Kostot për fermerët

Analistë të shumë kanë paralajmëruar gjithashtu se kjo lëvizje do të rrisë kostot për fermerët dhe si pasojë kjo do të ulë edhe sasinë e të korrave që ata do të mund të prodhojnë.

Kjo nuk ka si të mos ndikojë edhe në rritjen e çmimit të ushqimit në të gjithë hallkat e zinxhirit global të furnizimit.

Por, nutrientët nuk janë të vetmit faktorë që meritojnë të konsiderohen.

Advertisement

Një ingredient kryesor në prodhimin e plehut organik, është amoniaku – prodhimi i të cilit kërkon sasi të larta të gazit natyror.

Yara International është e varur nga sasi të mëdha të gazit rus për të prodhuar produktet ushqimore që ushqejnë pjesë të mëdha të Europës.

Vitin e shkuar, kjo kompani u detyrua të ulte prodhimin me rreth 40% si pasojë e rritjes së çmimit të gazit në Europë. Ndërsa të tjera kompani janë detyruar të mbyllen tërësisht si pasojë e rritjes së çmimit të gazit.

Kriza klimaterike

Një tjetër shqetësim është i lidhur drejtpërsëdrejti me klimën dhe ngrohjen globale – teksa temperaturat rriten, zona e Ekuadorit do të bëhet thuajse e pajetueshme si për njerëzit ashtu edhe për rritjen e bimësisë, dhe popujt do të shohin gjithnjë e më shumë drejt veriut për të vazhduar normalisht jetët e tyre.

Advertisement

Me rritjen e temperaturave mesatare vjetore, toka të shumta në Siberinë e largët apo Polin e Veriut kanadez, do të bëhen pjellore ndërsa vende të shumta më pranë Ekuadorit do të vuajnë nga thatësirat  – gjë që ka nisur të ndodhë që tani në Europën Jugore apo edhe Azinë qendrore.

CEO i Yara International tha se në terma afatgjatë, bota duhet të ulë varësinë e saj ndaj Rusisë pasi ndryshimet klimaterike dhe rritja e popullsisë do të vazhdojnë të kontribuojnë negativisht në krizën globale të ushqimit – e cila kishte nisur qysh prej fillimit të pandemisë.

Ai e përshkroi luftën si një “katastrofë mbi një mal katastrofash’ duke paralajmëruar se kjo situatë do të kontribuojë edhe në uljen e sigurisë ushqimore për vendet më të varfra të botës.

“S’duhet të harrojmë se në 2 vitet e fundit, popullsia botërore u shtua me 100 milionë banorë të cilët bien të flenë me stomakun bosh …. ndaj ardhja e kësaj krize pas një situata tejet të vështirë në të cilën gjendej bota, është vërtetë shqetësuese.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy