Publikohen prova të reja rreth marrëveshjeve korruptive të Roman Abramovich-it në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohen prova të reja rreth marrëveshjeve korruptive të Roman Abramovich-it në Rusi

Roman Abramovich është oligarku rus më në qendër të vëmendjes pasi shumë shtete vendosën sanksione ndaj njerëzve të afërt me Vladimir Putin-in.

Në kohën kur Rusia vendosi të pushtonte Ukrainën, rreth dy javë më parë, SHBA dhe Bashkimi Evropian nxorën një listë me oligarkët rusë që operonin në këto vende.

Pjesë e listës ishte dhe Abramovich-i që zotëron klubin e Chelsea, por dhe prona të shumta në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Të cilat janë vendosur nën sanksione tashmë.

Media prestigjoze “BBC” ka zbuluar këtë të martë të 15 marsit se 55-vjeçari fitoi miliarda pasi bleu një kompani nafte nga qeveria ruse në një ankand të manipuluar në vitin 1995.

Advertisement

Abramovich-i pagoi rreth 250 milionë dollarë për “Sibneft”, përpara se t’ia shiste qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë në 2005.

Avokatët e tij thonë se nuk ka asnjë bazë për të pretenduar se ai ka grumbulluar pasuri të konsiderueshme përmes kriminalitetit.

Ai u padit në Londër nga ish-bashkëpunëtori i tij i biznesit, Boris Berezovsky në vitin 2012. Çështje të cilën ai e fitoi, por tregoi se i kishte dhënë Berezovsky-t 10 milionë dollarë për të korruptuar një zyrtar të Kremlinit.

“BBC”, ka publikuar një dokument pesë faqësh konfidencial, i cili thuhet se ka dalë jashtë Rusisë, pa djeninë e autoriteteve.

Advertisement

Dokumenti thotë se qeveria ruse u mashtrua për 2.7 miliardë dollarë në marrëveshjen e “Sibneft”. Një pretendim i mbështetur nga një hetim parlamentar rus i vitit 1997.  Gjithashtu thuhet se autoritetet ruse donin të akuzonin Abramovich-in për mashtrim.

Dokumenti sugjeron edhe se Abramovich-i mbrohej nga ish-presidenti rus Boris Yeltsin.

Yuri Skuratov, ish-kryeprokurori rus mori përsipër çështjen në atë kohë, por ai u shkarkua nga detyra, pas publikimit të një kasete seksuale në 1999. Për të cilën ai u shpreh se ishte e thurur për të diskredituar hetimin.

Abramovich-i mbeti në rrethin e brendshëm të Kremlinit kur Putin-i erdhi në pushtet në vitin 2000.

Advertisement

Dokumenti përmban detaje të një ankandi tjetër të manipuluar dy vjet më vonë, që përfshin një kompani ruse të naftës të quajtur “Slavneft”.

Ai formoi një partneritet me një firmë tjetër për të blerë “Slavneft”, por një kompani rivale kineze po planifikonte të ofronte pothuajse dy herë më shumë. Shumë njerëz të fuqishëm, nga Kremlini deri te parlamenti rus, do të humbisnin nëse kinezët do të fitonin ankandin.

Dokumenti thotë se një anëtar i delegacionit kinez u rrëmbye kur ata mbërritën në Moskë për ankandim. Historia e rrëmbimit mbështetet edhe nga burime të pavarura që nuk dinin për ekzistencën e dokumentit.

Cilado qoftë arsyeja e tërheqjes së kinezëve, partneriteti i Abramovich-it kishte të vetmen ofertë të mbetur në tryezë. Dhe ata blenë “Slavneft” me një çmim të ulët.

Advertisement

Edhe në këtë rast, avokatët e Abramovich-it thonë se akuzat për korrupsion në marrëveshjet “Slavneft” dhe “Sibneft” janë të rreme dhe ai mohon se ishte i mbrojtur nga Yeltsin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy