“Putin do të dështojë”/ Komisioni Europian: Anëtarët e Unionit të ulin konsumin e energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Putin do të dështojë”/ Komisioni Europian: Anëtarët e Unionit të ulin konsumin e energjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Vladimir Putin nuk ndalet para asgjëje.

Duke folur ne parlamentin europian ajo tha se Unioni duhet ta kishte parashikuar pershkallezimin e situates.

Advertisement

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN

Duhet të kishim dëgjuar ata që e njohin mirë Putinin. Ne duhej të dëgjonim partnerët dhe miqtë tanë në Evropën Lindore se Putini nuk do të ndalonte. Qëllimi i Rusisë nuk është vetëm të anashkalojë rregullat, por t’i shfuqizojë ato një herë e përgjithmonë, prandaj ne duhet të investojmë në Demokraci. Rusia është ende duke manipuluar tregun tonë të energjisë, por është koha që Evropa të tregojë vendosmëri, sepse në fund Putini do të dështojë dhe Europa do të fitojë.

Advertisement

Von der Leyen u shpreh se vendet që luftojnë për demokracine si shtetet e ballkanit perëndimor duhet të mbështeten gjatë rrugës për në Bashkimin Europian.

Shefja ekomisionit europian  njoftoi gjithashtu vendosjen e një kufiri në fitimet e kompanive që prodhojnë energji elektrike me synimin për të mbledhur më shumë se 140 miliardë euro për të përballuar krizën.

Advertisement

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN

Kompanitë që prodhojnë energji me kosto të ulët kanë të ardhura që nuk i kanë pasur kurrë më parë. Në këtë kohë është e gabuar të marrësh të ardhura të jashtëzakonshme dhe fitime rekord, duke përfituar nga lufta dhe në kurrizin e konsumatorëve. Në këto kohë, fitimet duhet të ndahen dhe të kanalizohen tek ata që kanë më shumë nevojë. Prandaj, propozimi ynë përfshin edhe prodhuesit e energjisë elektrike me lëndë djegëse që duhet të kontribuojnë, në mënyrë që më shumë se 140 miliardë euro të mblidhen për shtetet anëtare.

Advertisement

Presidentja e komisiuonit europian kerkoi nga vendet e unionit të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy