Putin fiton mandatin e pestë, Kina dhe Koreja e Veriut i urojnë fitoren, perëndimi i cilëson zgjedhjet jo demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin fiton mandatin e pestë, Kina dhe Koreja e Veriut i urojnë fitoren, perëndimi i cilëson zgjedhjet jo demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka publikuar sot rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për presidentin e vendit, zgjedhje që u fituan në shifra rekord nga Vladimir Putin.

Megjithatë ky proces nuk është vlerësuar pozitivisht nga Perëndimi.

Ministria e Jashtme e Francës tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo demokratike dhe u zhvilluan në kontekstin e represionit. Në një deklaratë, ajo përshëndeti guximin e shumë qytetarëve rusë që protestuan në mënyrë paqësore kundër asaj që e quajti sulmi ndaj të drejtave të tyre themelore politike.

Edhe ministri i Jashtëm i Lituanisë pati një reagim të ngjashëm, duke thënë se fitores së Putinit i mungonte legjitimiteti pasi ndodhi në një “atmosferë mungese lirie”.

Advertisement

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, tha se zgjedhjet ruse të mbajtura në territoret e pushtuar të Ukrainës kanë shkelur sovranitetin e Ukrainës.

Ai tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo të drejta dhe ishin të bazuara në shtypje dhe frikësim.

Ai tha se të 27 anëtarët e BE do të lëshojnë një deklaratë më vonë gjatë ditës sot.

Ndërsa zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes se BE-ja dënon zgjedhjet “ilegale” të mbajtura në rajonet e pushtuara nga Rusia të Ukrainës, të cilat paraqesin një tjetër shkelje të dukshme nga Rusia të së drejtës ndërkombëtare.

Advertisement

“Blloku nuk do t’i njohë kurrë rezultatet e votimit në këto zona”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un kanë uruar Putin për mandatin e ri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy