Putin viziton Bjellorusinë/ Presidenti rus mesazh ushtarëve që luftojnë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin viziton Bjellorusinë/ Presidenti rus mesazh ushtarëve që luftojnë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në Bjellorusi. Kjo ishte e para pas tre vitesh në Minsk, aleati më i madh i Moskes. Ai u prit nga presidenti Aleksandër Lukashenko dhe fokusi i bisedimeve sipas Kremlinit ishin thellimi i partneriteti mes dy vendeve, qëndrimi i përbashkët kundër çmimit tavan për gazin të vendosur nga Perëndimi, si dhe çështjet që lidhen me ushtrinë.

 

Sa i përket ushtrisë, Bjellorusia ka marrë armë të reja, si dhe pilotet e saj do të stërviten nga Rusia. Vendi tani është  armatosur me raketa balistike Iskander dhe i mbrojtur nga sistemet ajrore S-400”, njoftoi presidenti Alexander Lukashenko.

 

Advertisement

Ndërsa Kievi ka akuzuar Moskën se po i kërkon Minskur të hyjë në luftë me Ukrainën.

 

“Putini bën thirrje për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftën me vendin tonë. Me sa dimë, as Lukashenko dhe as qytetarët e tij nuk kanë një dëshirë të madhe. Por rusët tani do të bëjnë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për ta detyruar Lukashenkon. Do të shohim se çfarë vendimi do të merret në të ardhmen e afërt”, ka thënë shërbimi ushtarak ukrainas.

 

Advertisement

Ndërkohë sot presdenti Putin ka mbajtur një fjalim drejtuar forcave të armatosura që po luftojnë në Ukrainë duke thënë se situata është e vështirë porse ka besim tek forcat e armatosura.

 

Po, është e vështirë për ju tani, situata në Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, në rajonet Kherson dhe Zaporozhye është jashtëzakonisht e vështirë. Por njerëzit që jetojnë atje, qytetarët e Rusisë , shpresojnë për ju, për mbrojtjen tuaj.

 

Advertisement

Putin ka kërkuar nga forcat speciale që të sigurojnë kufijtë e këtyre territoreve edhe pse vija e frontit shkon në 1000 kilometra. Kjo e martë shënon ditën e 300 e luftës dhe nje kompromis për t’i dhënë fund asaj duket i largët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy