Qëllohet ish-kryeministri i Pakistanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar me armë zjarri.

 

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjetit që po transportonte ish-kryeministrin pakistanez, duke e plagosur lehtë atë disa nga mbështetësit e tij, tha një udhëheqës i lartë nga partia e tij.

 

Advertisement

Zyrtari i partisë, Asad Umar, tha se Khan është plagosur në këmbë dhe nuk është lënduar rëndë.

 

“Ai po dërgohet në një spital në Lahore, por nuk është plagosur rëndë. Një plumb e goditi në këmbë”, u tha Umar gazetarëve.

 

Advertisement

Sipas Ministrisë së Brendshme, Qeveria pakistaneze ka urdhëruar një hetim për incidentin.

 

Ende nuk dihet identiteti i personit që qëlloi Khanin, por ai u arrestua në vendngjarje.

 

Advertisement

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për të shtënat.

 

Sipas Policisë, sulmi ndodhi në distriktin Wazirabad në provincën lindore Punjab, ku Khan po udhëtonte me një kolonë të madhe makinash që po shkonte drejt kryeqytetit, Islamabad, si pjesë e fushatës së tij që tenton të detyrojë qeverinë aktuale të mbajë zgjedhje të parakohshme.

 

Advertisement

Zotimin për këtë “marshim të gjatë” drejt Islamabadit, Khan e kishte dhënë ditën që iu ndalua të mbante poste publike për pesë vite.

 

Më 21 tetor, gjykata e lartë zgjedhore në Pakistan ia ndaloi ish-kryeministrit që të mbajë poste publike për pesë vitet e ardhshme. Partia e Khanit, Tehreek-e-Insaf (PTI), tha se vendimi do të kundërshtohet në gjykatën e lartë.

 

Advertisement

 

Demonstrata nisën në kryeqytetin Islamabad, duke u përhapur më pas në qytetet Lahore, Faisalabad, Multan, Sialkot, Peshawar, Karachi, Quetta, si dhe në qytete dhe rrethe të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy