Ramazan Kadyrov “është në Ukrainë”: “Dorëzohuni ose do t’ju zhdukim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ramazan Kadyrov “është në Ukrainë”: “Dorëzohuni ose do t’ju zhdukim”

Ramazan Kadyrov e ndjen veten rehat mes të vdekurve dhe është edhe më rehat përkrah Vladimir Putin-it. Ai do të bënte gjithçka për neo-Carin. Dhe ja që diktatori çeçen arrin në Ukrainë. Nuk ka asnjë konfirmim, por duket e besueshme.

Lideri u shfaq në një video në kanalin “Telegram” teksa drejtonte njerëzit e tij.

I veshur me rroba ushtarake, gati për të diskutuar lëvizjet e radhës me komandantët e njësive të dislokuara të frocave speciale në zonën e Gostomel, në veri të Kievit.

Pranë tij Adam Delimkhanov duke udhëhequr një njësi tjetër dhe luftëtarë të tjerë që detyronin të burgosurit ukrainas të luftës të thërrisnin slogane çeçene.

Advertisement

“Ditën tjetër ishim rreth 20 km nga ju nazistët e Kievi-t dhe tani jemi edhe më afër,” thotë ai duke pretenduar se ishte afër aeroportit Hostomel, në veri të kryeqytetit të Ukrainës.

“Mund të pushoni për një minutë, sepse nuk do të keni nevojë të na kërkoni – ne do t’ju gjejmë. Oh, nuk ju ka mbetur shumë kohë. Është më mirë të dorëzohesh dhe të qëndrosh përkrah nesh [. . .] ose fundi juaj do të jetë afër”.

Pas tij një flamur me fytyrën e babait të Ramzanit, Ahmedit, i cili vdiq në një sulm në vitin 2004 dhe rreth të cilit është krijuar një kult personaliteti.

Fjalë të një karakteri brutal, gjakatar, zbatues besnik i urdhrave të Carit. Për momentin nuk mund të verifikohet autenticiteti i videos dhe nuk ka asnjë konfirmim për praninë e tij. Për tre javët e fundit, të paktën tre formacione taktike çeçene kanë luftuar në vend.

Advertisement

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, të hënën tha se Kremlini “nuk kishte të dhëna” nëse Kadyrov ishte në të vërtetë në Ukrainë.

Frazë që lë të hapur çdo hipotezë rreth një figure që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, nuk ka frikë nga teprimet, i përdorshëm për të gjitha stinët e Kremlinit.

Dalja e tij në video ka një rol të dyfishtë, operacional dhe propagandistik.

E para lidhet me presionin e forcave ruse në drejtim të kryeqytetit, avancimi i së cilës është penguar nga rezistenca.

Advertisement

E dyta lidhet me rritjen e moralit të ndjekësve pas humbjeve që kanë pësuar në javët e fundit.

Kadyrov, në këtë krizë, ka ndjekur një parabolë në ngjitje.

Në fillim të operacionit special, ai mori pjesë në një tubim në shesh me dhjetëra milicianë, “kadyrovtsky-të”, një shfaqje për të shoqëruar lajmin e dërgimit të 10 mijë burrave në krah të ushtrisë ruse. Një avangardë. Sepse, siç thotë ai vetë, 70 mijë janë gati për të ardhur.

Por shumica e analistëve besojnë se numri aktual ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël, ndoshta midis 3 mijë e 500 dhe 7 mijë. Megjithatë, ato përfaqësojnë një forcë të konsiderueshme luftarake për Kremlinin dhe një milici që është akuzuar tashmë në bazë provash për rrëmbime, tortura, vrasje mizore.

Advertisement

Kështu dolën imazhet e një kolone ushtarësh çeçenë, duke konfirmuar si gjithmonë një angazhim të drejtpërdrejtë të tyre.

Një nga repartet ka pasur dhjetëra vdekje pas sulmit me dron TB2 (prodhim turk) dhe sulmit nga forcat speciale lokale. Gjë që u mohua gjatë gjithë kohës nga regjimi pro-rus. Mes të vrarëve thuhet ka pasur edhe oficerë me rëndësi.

Kishim vetëm dy viktima, u përgjigj despoti, duke u përpjekur të minimizonte ndikimin. Por ishte shumë kohë më parë, beteja në rajonin e Hostomel u bë më intensive, me dëme për të gjithë.

Çeçenët kanë qenë gjithashtu të lidhur me plane të dyshuara klandestine për të vrarë presidentin ukrainas Zelesnky dhe për të kapur udhëheqës të tjerë.

Advertisement

Ekipet e Kadyrov-it u tha gjithashtu se kishin pako letrash që përshkruanin të kërkuarit, një imitim i asaj që bënë amerikanët kur gjuanin hierarkët e Sadam-it.

Ndoshta kjo është vetëm një “thashethem”, një legjendë që shoqëron një personazh gjakatar, por që nuk e ndryshon thelbin: kur Moska thërret despotin ajo përgjigjet. Një gjë të tillë e ka bërë tashmë në Siri, ku patrullat e policisë ushtarake çeçene janë punësuar për kontrollin e zonave të pushtuara.

“Çeçenët kanë krijuar një reputacion si luftëtarë të ashpër dhe brutalë,” thotë Emil Aslan për “Financial Times”, një specialist kaukazian dhe profesor në departamentin e studimeve të sigurisë në Universitetin Charles në Pragë. “Zbarkimi i luftëtarëve çeçenë ka një ndikim të madh psikologjik”.

Kadyrov, siç zbulojnë disa mesazhe audio të transmetuara në “BBC”, ishte ndër të paktët që ishte informuar muaj më parë se çfarë do të ndodhte.

Advertisement

Në dialogët – të vështirë për t’u vërtetuar – numri një diskuton me oficerin e tij përgatitjet për luftë, objektivat, frikën e reagimeve negative në radhët e ushtarëve të tij. Ka referenca të qarta për takimet e zhvilluara me rusët për koordinim. Një përfshirje që reflektohet në mbështetjen e vazhdueshme nga Grozni në Moskë.

Siç theksoi Neil Hauer, Çeçenia përfaqëson një skemë që Kremlin-i do të dëshironte ta riprodhonte, duke marrë parasysh dallimet, në tokën ukrainase.

Përveç kësaj, milicët morën pjesë në ndërhyrjen vendimtare në Siri, fillimisht duke marrë pjesë në përleshje, dhe më pas duke kryer detyrat e policisë ushtarake. Roli që ata mund të luanin pasi të pushtohen qendrat kryesore.

Ndoshta ata do të duhet të luftojnë edhe me aleatët çeçenë në krah të Ukrainës dhe jo nga ditët e sotme.

Advertisement

Hauer kujton gjithashtu praninë e dy formacioneve anti-ruse, Batalionit Sheikh Mansour dhe Batalionit Dudayev, udhëheqësi i të cilit Adam Osmaev pësoi një atentat në Kiev në vitin 2017, ku vdiq gruaja e tij. Çifti kishte marrë pjesë në konfliktin në Donbass.

Një prani e shtuar çeçene nuk ka gjasa të bëjë asgjë për të  adresuar problemet themelore me fushatën e deritanishme të Rusisë, thonë analistë të ndryshëm.

Derisa Kremlini të arrijë të koordinojë dhe grumbullojë forcat e tij më mirë, ngërçi në terren ka të ngjarë të vazhdojë, pavarësisht se nga i rimbush luftëtarët e tij të vijës së parë.

Përveç çeçenëve, autoritetet ruse kanë thënë se janë gati të mirëpresin luftëtarët nga Siria dhe nga Republika e Afrikës Qendrore, ku forcat ruse kanë qenë vetë aktive vitet e fundit.

Advertisement

Kadyrov me mjekër të trashë ka drejtuar republikën e tij kryesisht myslimane në malet e Kaukazit si një çifligj personal që kur babai i tij Akhmat-Khadzhi u vra në vitin 2004.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy