Raporti: Lidhjet ushtarake Kinë-Rusi u forcuan pas agresionit në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Rusi këtë muaj po zhvillohet stërvitja ushtarake “Vostok 22”, ku marrin pjesë pesëmbëdhjetë vende. Kina është e ftuara e nderit e Rusisë. Stërvitjet janë transmetuar në televizionin shtetëror në të dy vendet.

 

“Ndërveprimi praktik mes marinës ruse dhe marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore kineze ka arritur një nivel të ri për sa i përket cilësisë. Kjo siguron stabilitet dhe siguri globale dhe rajonale”, thotë Valery Kazakov, Adrmiral i Flotës Ruse të Paqësorit.

 

Advertisement

Kina dhe Rusia nuk kanë ende një aleancë zyrtare ushtarake, por mbajnë lidhje të forta ushtarake, sipas një raporti nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

 

Shitjet e armëve janë gjithashtu një pjesë jetike e marrëdhënies mes dy vendeve, por ka vështirësi thotë Bonny Lin, një nga autoret e raportit.

“Kina importonte rreth 70 për qind të totalit të armëve të saj nga Rusia. Por nga mesi i viteve 2000, Kina filloi të fokusohej më shumë në prodhimin vendas të armëve të saj, pra më pak e varur nga Rusia. Në të njëjtën kohë, Rusia u bë më e shqetësuar për vjedhjen nga Kina të teknologjisë së saj. Në dy vitet e fundit, shumica e importeve të Kinës nga Rusia në anën e shitjes së armëve kanë qenë për të mbështetur programet e saj të avionëve”, thotë ajo.

Advertisement

 

Kina ka mbështetur në heshtje agresionin e Rusisë në Ukrainë.

 

“Pekini po ndjek me vëmendje problemet me të cilat përballet Rusia në lidhje me Perëndimin dhe NATO-n si dhe po i analizon ato për përballjen që ka me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë në Indo-Paqësor”, thotë ekspertja Bonny Lin.

Advertisement

 

Raporti nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare paralajmëron se konflikti në Ukrainë ka afruar Rusinë dhe Kinën.

“Unë nuk mund të them se Rusia do të dërgonte ushtarë në terren në një konflikt të Kinës me një nga fqinjët e saj, por ajo mund të ofrojë forma të tjera mbështetjeje duke përfshirë inteligjencën, duke përfshirë edhe mbështetjen politike”, thotë ekspertja Bonny Lin.

 

Advertisement

Raporti thotë se aftësitë ushtarake të Kinës po arrijnë, ose tejkalojnë ato të Rusisë. Lufta e nisur në Ukrainë nga Rusia, ka ngecur.

Autorët e raportit nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thonë se një dështim i ushtrisë ruse në Ukrainë mund ta bëjë Pekinin të rivlerësojë marrëdhëniet e tij ushtarake me Moskën./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy